Foto: Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë

Dronët Bayraktar do të fluturojnë mbi qiellin e Shqipërisë me hapjen e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë

Në Kuçovë të Shqipërisë po hapet baza ajrore e NATOS-së për flotën e helikopterëve, dronëve dhe avionëve ushtarakë të Aleancës Euro-Atlantike.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar disa pamje, me çrast ka njoftuar se dronët Bayraktar do ta bëjnë fluturimin e parë në ceremoninë e hapjes së bazës së e ajrore të NATO-s.

“Mirëmëngjesi dhe me disa momente nga montimi i dronëve Bayraktar, që do të bëjnë fluturimin e parë në ceremoninë e çeljes së bazës së re ajrore të NATO-s sot në Kuçovë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama sipër videos së publikuar më 04.03.2024, në llogarinë e tij në Facebook.

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, në fjalën e tij në ceremoninë e përurimit të bazës së re të NATO-s në Kuçovë ka deklaruar se do jetë baza kryesore e Forcave ajrore ndërsa theksoi se kjo është një pikë strategjike për Aleancën dhe për rajonin.

Ndërkaq, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë që ku ka NATO ka paqe dhe stabilitet.

Hapja e Bazës Ajrore Taktike të NATO-s në Kuçovë, Shqipëri, shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në rritjen e sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë”- ka shkruar Osmani.