Dëmtohet çatia në një objekt në Prishtinë, zjarrfikësit dhe Policia në vendin e ngjarjes

Mesditën e sotme me 11.03.2024 është raportuar për dëmtim të çatisë së një objekti banesor në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Për momentin ekipet e zjarrfikësve dhe të Policisë së Kovosë janë në vendin e ngjarjes, ku po mundohen që një pjesë të kulmit ta rregullojnë.

Në anën tjetër, drejtori i Emergjencave në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, ka thënë se deri më tash nuk ka ndonjë incident dhe as dëme materiale.

Kujtojmë që me 18.01.2024 kulmi i objektit të ri të Komunës së Prishtinës në lagjen “Arbëria” kishte rënë, duke shkaktuar lëndimin e një personi.

Çka ndodhi me kulmin e objektit të ri të Komunës së Prishtinës?