Zjarri në fabrikën e plastikës, komandanti i zjarrfikësve në Drenas thotë se situata është vënë nën kontroll

Afrim Xhelili, komandant i zjarrfikësve në Drenas, thotë se situata me zjarrin tek fabrika në parkun e biznesit është vënë nën kontroll.

Ai tregoi se nuk ka zjarrëfikës të lënduar deri më tash tek fabrika e djegur për riciklimin e plastikës.

Xhelili theksoi se informatat i kanë marr rreth orës 10:45 (11.03.2024).

“Aktualisht e kemi nën kontroll situatën, më nuk ka mundësi me u shpërnda zjarri, kemi zjarrfikës në shumë pika. Nuk mundemi me e ditë saktësisht se kur do të ndalet zjarri. Për shkakun e zjarrit dalin ekspertët pasi që të krijohen kushtet për me hulumtu shkakun e zjarrit. Temperaturat janë të larta. Kemi pas pengesa me furnizim të ujit, është deshtë me shku në Drenas dhe Komoran për me marr ujë, dikush duhet me dhënë përgjegjësi. Në vend që me marr ujin 200 metra këtu, duhet me shku 2 kilometra ose 5 kilometra”- deklaroi Xhelili.

Zjarri që kaploi një fabrikë në Korreticë të Epërme të Drenasit po vazhdon që nga ora 11:00 e ditës së sotme (11.03.2024).

Ekipi i KALLXO.com po qëndron në vendin e ngjarjes, ata njoftuan se u është kërkuar të zhvendosen për shkaqe sigurie.

 

Zjarri në fabrikë, Lladrovci kërkon ndërhyrjen e helikopterëve të KFOR-it – VIDEO