Digjet një veturë në magjistralen Pejë - Prishtinë, Policia jep detaje

Një veturë është përfshirë nga flaka më 14.04.2024 në fshatin Gllarevë, magjistralja Pejë – Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai ka thënë se nuk është raportuar për persona të lënduar.

“Sot Policia është njoftuar për një veturë e cila është djegur ne fshatin Gllarevë. Fatmirësisht nuk kemi persona të lënduar, vetëm dëme materiale”- ka thënë ai.

Në adresë të KALLXO.com një qytetar ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes.