Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

I digjet vetura me targa të Serbisë një zyrtari policor në Mitrovicë të veriut

Një zyrtar policor në Mitrovicë të veriut ka raportuar se më 03.04.2024 është përfshirë nga zjarri vetura e tij me targa të Serbisë.

Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

Tutje Policia ka njoftuar se lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Rasti është nën hetime.