Foto: Federata e Basketbollit të Kosovës

Derbi në “Karagaç”, Peja pret Trepçën

Sot, në ora 18:00 në palestrën sportive në “Karagaç” klubi i basketbollit Peja pret Trepçën.

Kampionja aktuale, Peja luan para tifozëve “Shqiponjat”, të cilët pritet ta mbushin sallën plotë.

Ndërsa, nënkapionja e stinorit të kaluar, Trepça pritet të tregoi formën e mirë në të cilën po kalon.

Kujtojmë që Trepça fitoi Superkupën e Kosovës, ku në finale triumfoi pikërisht ndaj pejanëve.