Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Tentuan t’ia vënë zjarrin një lokali në Pejë, policia arreston katër persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuar janë arrestuar pasi ata kanë tentuar t’ia vënë zjarrin një lokali duke hedhur shishe mollotovi në të.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Konferenca e Bujanit në Pejë më 23.04.2024 në 01:10h.

Siç ka njoftuar Policia, të dyshuarit fillimisht kishin thyer xhamin e lokalit të viktimës.

PK ka thënë se të dyshuarve i është ofruar tretman mjekësor dhe se ata kanë shfaqur sjellje arrogante ndaj ekipit mjekësor.

Po ashtu, të arrestuarit më pas kanë kanosur me jetë zyrtarin policor.

Sipas Policisë, pas hetimeve janë arrestuar edhe dy të dyshuar tjerë e me vendim të prokurorit katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.