Makina rrobalarëse, Foto: Pixabay
Cilat janë etiketat valide për makinat rrobalarëse për subvencionim? (FOTO)
Ministria e Ekonomisë ka njoftuar qytetarët se cilat etiketa për makinat rrobalarëse janë valide në qoftë se aplikojnë për subvencionim të efiçiencës së energjisë.
Në njoftim thuhet se valide është etiketa e re që ka klasën e energjisë A ose B, të përcaktuara nga kriteret e BE-së që nga viti 2021.
“Vetëm rrobalarëset me etiketa A ose B kualifikohen për subvencionim nga Ministria e Ekonomisë. Nëse keni një pajisje me etiketën e vjetër, ashtu si e shihni në fotografi, nuk do të përfitoni nga ky program” – thuhet në njoftimin e ME-së.
Ministria e Ekonomisë ka bërë thirrje që qytetarët të kenë kujdes gjatë blerjes së makinave të reja rrobalarëse dhe të sigurohen që ato e kanë etiketën e duhur në mënyrë që të pëfitojnë nga subvencionimi.
Thirrja për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët, është ende e hapur.