Bujar Osmani u bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë për qetësim të situatës në komunat veriore

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka përsëritur thirrjen për deeskalim të situatës në katër komunat në veri të Kosovës.

Përmes rrjetit Twitter ai ka bërë të ditur se këtë kërkesë ua ka komunikuar ministrave të jashtëm të Kosovës dhe Serbisë.

“Si ministër i jashtëm i Maqedonisë së Veriut dhe kryesues i OSBE-së , kam komunikuar me ministrat e jashtëm të Serbisë dhe Kosovës. Përsërita thirrjen për deeskalim urgjent në komunat veriore të Kosovës. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që Serbia të japë qasje të menjëhershme dhe lirimin e oficerëve të ndaluar”- ka shkruar ai.

Tutje, Osmani ka shtuar se KFOR ka përgjegjësi për ofrim të një ambienti të sigurtë në këto komuna.

“Theksova gjithashtu nevojën që Kosova dhe Serbia t’i përmbahen Udhërrëfyesit të Komunitetit Ndërkombëtar për de-përshkallëzimin, duke kujtuar se KFOR  ka për detyrë të sigurojë mjedis të sigurt dhe në komunat veriore”- shtoi tutje ai.

Osmani theksoi se është thelbësore që të gjitha palët të punojnë drejt paqes. Sipas tij, OSBE ofroi është e gatshme të ndihmojë po ashtu.

Bujar Osmani aktualisht mban edhe pozitën e kryesuesit të OSBE-së.