Foto arkiv: Albin Kurti dhe Josep Borrell, Foto: ZKM

Borrell ka një kusht për Kurtin në mënyrë që të thërras takim në Bruksel

Përfaqësuesi i Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se është i gatshëm të thërras takim të nivelit të lartë në Bruksel, por për këtë ka një kusht për kryeministrin Albin Kurti.

Kushti i Borrellit është që Kurti të ndërmerr hapat e nevojshëm të shtensionojë situatën dhe të hap rrugën për zgjedhje të reja lokale.

“Siç e dini mirë, jam i gatshëm të thërras një mbledhje të nivelit të lartë me ju dhe presidentin Vuçiq nën parakushtin se ju jeni i gatshëm të ndërmerrni hapat e nevojshëm që fillimisht të depërshkallëzoni dhe hapni rrugën për zgjedhje të reja lokale. Përshkallëzimi është i nevojshëm menjëherë. Nëse jeni të gatshëm të ndërmerrni hapat e nevojshëm, një takim mund të organizohet shpejt”- ka thënë Borrell në letrën drejtuar Kurtit pas 5 pikave të propozuara nga ai.

Borrell, ka njoftuar se i’a ka kthyer letrën kryeministrit Albin Kurti pas 5 pikave të propozuara nga ai, duke theksuar hapat që duhet të ndërmerren për shtensionimin e situatës në veri.

Si pikë e parë, ai ka thënë, se kryetarët e katër komunave veriore duhet që të punojnë nga lokacionet tjera, e që nuk janë ndërtesat e komunave.

Si hap të dytë ai ka përmendur tërheqjen e operacioneve policore të Kosovës në këto katër komuna, duke thënë që Njësia Speciale e Kosovës duhet të tërhiqet.

Ai gjithashtu ka thënë se pikë e tretë është që zgjedhjet në komunat veriore duhet të mbahen sa më shpejtë që është e mundur.

Borrell i kthen përgjigje Kurtit për 5 propozimet e publikuara të martën