Avokati Pjetër Shalës: Një gjyq për të qenë i drejtë duhet të jetë publik

Jan-Lui Jilisen, avokat i Pjetër Shalës ka konsideruar se një gjykim për të qenë i drejtë duhet të jetë publik. Avokati ka hedhur kritika për dhënien e deklaratave të dëshmitarëve në sesion privat. Sipas tij, kjo ishte arsyeja pse Pjetër Shala u ndie keq dhe u largua nga gjykimi.

Jan-Lui Jilisen ka bërë thirrje që të respektohet parimi i publicitetit dhe gjykimi sipas tij duhet të jetë më shumë i hapur për publikun.

“Avokati është e rëndësishme të tregojmë dje se çfarë ka ndodhur me z. Shala. Ai më shpjegoi dhe unë jam shumë i ndjeshëm, ai më tha arsyen pse. Ai më tha se ajo që  ndjeu mirë apo keq ishte e dhimbshme të dëgjonte gjërat që nuk po thuheshin në publik. Ai është në dijeni për nevojën për të respektuar masat mbrojtëse, por ndjesia e tij ishte se ai pati kontakt me ish-partnerët në Belgjikë dhe miqtë, që thanë se nuk e ndjekim dot seancën dhe nuk e kuptojmë. Është seancë me copa dhe për publikun është shumë e vështirë të kuptohet”- tha avokati Jilisen.

Avokati kërkoi që gjykata ta ketë parasysh këtë parashtrim.

“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të jemi të ndërgjegjshëm ku një gjykim i drejtë është më shumë se aq… Një gjyq për të qenë i drejtë duhet të jetë publik. E theksoj se seancat publike janë një garanci për gjykimin. Kjo është një gjë e rëndësishme ku duhet të gjejmë ekuilibrin. Nuk duhet të harrojmë parimet se seancat janë publike”- tha avokati.

Në lidhje me këtë Prokuroria deklaroi se do të bëjnë përpjekje dhe të pamundur që dëshmitarët të merren në pyetje në seancë të hapur për publikun.

Kurse mbrojtja e viktimave theksoi se prioritet ishte siguria dhe mbrojtja e atyre që vinë për të dëshmuar në gjykatë.

Ndërkaq, gjykata shprehu rëndësinë e pjesëmarrjes së pranisë së Pjetër Shalës në gjykim.

“Po bëjmë të pamundurën, aty ku mund ta bëjmë publike. U përpoqëm që sa më shumë ta bëjmë seancën publike në seancën e parë, një pjesë e pyetjeve u bë në seancë private. E përsëris në pikëpamjen tonë dhe bazuar në ligj prania e z.Shala është ajo që ne parapëlqejmë. Diskutoni dhe një herë me z.Shala për zgjedhjen e tij”- tha mes tjerash kryetarja e trupit gjykues Mapi Feld-Folia.

Pjetur Shala nuk qe i pranishëm as sot në sallë. Ai po e ndjek procesin përmes video-lidhjes nga objekti i paraburgimit.

Kurse të martën Pjetër Shala është larguar nga gjykatorja e Speciales, ku po zhvillohet çështja ndaj tij pasi sipas avokatit  ishte ndierë keq.

Pjetër Shala i njohur me nofkën Komandant “Ujku” po  akuzohet për krime lufte.

Krimet për të cilat ngarkohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit  dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej UÇK-së.

Raportimet e KALLXO.com për këtë rast – LINK