Foto: Policia e Kosovës

Arrestohet personi i tretë për vjedhjen në Suharekë

Një person i tretë, me inicialet J.T. është arrestuar sot (09.04.2024) nën dyshimin se është i përfshirë në vjedhjen e një pushke, një laptopi dhe e një mori stolish në fshatin Sopij të Suharekës, më 29.03.2024.

Policia njofton se dy të dyshuarit e tjerë, ishin arrestuar më parë.

“Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Suharekë me datën 09..04.2024 përmes rrugëve operative ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin: J T (viti i lindjes 1982, mashkull kosovar shqiptar), me datën 04.04.2024 është arrestuar. Q..K(viti i lindjes 1984), mashkull kosovar shqiptar) si dhe me datën 06.04.2024 është arrestuar A.G (viti i lindjes 1987), mashkull kosovar shqiptar). Të gjithë të arrestuarit janë nga komuna e Prishtinës” – thuhet në njoftim.

Ata dyshohen se kanë vjedhur një pushkë gjuetie “Sterger” me kalibër 12 mm dhe 35 copë fishekë një laptop si dhe bizhuteri si në vijim: 39 rrathë dore, 38 byzylykë dore, 57 zinxhirë qafe dhe rruaza, 37 vëthë, 13 varëse për qafë, 26 unaza.

Përveç bizhuterive, policia thotë se janë vjedhur edhe 11 unaza argjendi, 2 zinxhir argjendi, 17 ora dore, 3 motrolla për komunikim të llojit MIDLLAND bashkë me dy mbushës.

Po ashtu është sekuestruar edhe automjeti Golf 5 me targa vendore, i cili automjet dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës vjedhje e rendë.