Arrestohet një person për detyrim në prostitucion

Policia e Kosovës ka hapur rast të veprës penale mundësim ose detyrim në prostitucion.

Rasti dyshohet se ka ndodhur në periudhën janar-shkurt 2022 në Gjilan-Kamenicë.

Pas hetimeve të zhvilluara më 09.03.2022 është arrestuar i dyshuari pasi që ka rekrutuar, organizuar dhe ndihmuar viktimën me qëllim prostitucioni, për përfitim material për veten dhe personit tjetër.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.