Arrestohet i dyshuari për therjen me thikë në Prizren

Një person është identifikuar dhe arrestuar pasi që goditi me thikë një person pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyçi tregon se i arrestuari është në ndalim policor.

“I dyshuari është identifikuar dhe është arrestuar.  Me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari ndalet në ndalim policor për 48 orë” – deklaroi Bytyçi për KALLXO.com.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Anakara”, ku një pasagjer dyshohet se ka dalë nga një veturë dhe goditi me thikë një këmbësor, 27-vjeçar, që ishte duke e kaluar rrugën.

Del nga vetura dhe godet me thikë këmbësorin, policia në kërkim të të dyshuarit