Del nga vetura dhe godet me thikë këmbësorin, policia në kërkim të të dyshuarit

Në mëngjesin e sotëm në Prizren një person është goditur me thikë pas një fjalosje që kishte ndodhur në komunikacion.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Anakara”, ku një pasagjer dyshohet se ka dalë nga një veturë dhe godet me thikë një këmbësorë, 27-vjeçar, që ishte duke e kaluar rrugën.

Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot rreth orës 09:00 në rrugën “Anakara”, në Prizren, pas një fjalosje në komunikacion, një person, pasagjer në një veturë del nga automjeti dhe godet me thikë këmbësorin, i cili ishte duke kaluar rrugën. Viktima 27-vjeçar është jashtë rrezikut për jetë” – ka thënë ai.

Tutje Bytyqi ka thënë se ekipet e policisë janë duke u marr me rastin dhe është duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e kryesit të veprës.