Arrestohet duke shërbyer kafe në Malishevën e karantinuar

 

Një burrë është arrestuar dje në Malishevë, për shkak të mos-respektimit të masave të sigurisë ndaj COVID-19.

Policia njofton se i njëjti ishte hasur duke shërbyer pije në lokalin e tij.

Rasti ka ndodhur në fshatin Drenoc të komunës së Malishevës, komunë e cila tashmë gjendet në karantinë.

Personi i dyshuar nuk kishte respektuar urdhrin e lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe i njëjti pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.