Arrestohen tre të dyshuar për prostitucion

Janë arrestuar dy gra dhe një burrë nën dyshimin se kanë kryer veprën mundësim ose detyrim në prostitucion.

Rasti dyshohet se ka ndodhur dje në Prishtinë rreth orës 18:00.

Në vendin e ngjarjes si dëshmi është gjetur dhe sekuestruar një kartëmonedhë prej 50 euro.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit dy të dyshuarat janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari është liruar.