Ilustrim

Arrestohen dy persona në Prishtinë, kanë shtënë disa herë në ajër me armë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Prishtinë, të dyshuar se kanë shtënë disa herë në ajër me armë zjarri.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Shkabaj në Prishtinë më 12:04.2024, në ora 17:27.

Në raportin 24-orësh të policisë, thuhet se gjatë kontrollit, te të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: dy pistoletë dhe një karikator, ndërsa në vend të ngjarjes janë gjetur tetë gëzhoja.

“Të dyshuarit, me vendim të prokurorit lirohen, rasti shkon në procedurë të rregullt” – thuhet në njoftim.

Rasti është iniciuar si “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.