Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë: Zgjerimi i BE-së është top-prioritet i politikës së jashtme

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se është e qartë se zgjerimi i Bashkimit Evropian është top-prioritet i politikës së jashtme dhe konsensus në nivel të BE-së.

Këtë Rohde e shkroi pas pjesmarrjes së tij në panele mbi zgjerimin e BE-së.

“Pas pjesëmarrjes në dy panele të hollësishme mbi zgjerimin e BE-së sot, pika ime kryesore është e qartë: zgjerimi i BE-së nuk është vetëm prioriteti ynë kryesor në Politikën e Jashtme, por edhe një konsensus në nivel të BE-së që nënvizon rëndësinë e tij të pamohueshme si një domosdoshmëri gjeopolitike” – ka shkruar Rohde.

Ai sot ka marrë pjesë në mbledhjen e më shumë se 220 shefave të misioneve gjermane në botë.