Rohde: Kontigjenti gjerman në kuadër të KFOR-it dëshmon përkushtimin për paqe e siguri

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde thotë se kontigjenti i shtuar gjerman në kuadër të KFOR-it dëshmon përkushtimin për paqe e siguri në Kosovë.

Këto komente, Rohde i bëri në platformën X ku tregoi se me ftesë të presidentes kosovare, Vjosa Osmani përkujtuan ushtarët e NATO-s që humbën jetën gjatë zbarkimit në Kosovë.

Rhode këto komente i dha në 25-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s drejt caqeve serbe në Kosovë.