Ambasadori gjerman Jorn Rohde viziton Shtëpinë Muze në Poklek. Foto: Fadil Muqolli/Facebook

Ambasadori gjerman, Rohde viziton Shtëpinë Muze në Poklek, në 1999 u vranë 53 civilë shqiptarë

Në shtëpinë ku forcat ushtarake e policore serbe kryen një krim mizor gati 25 vite më parë, sot u vizitua nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Brenda një shtëpie në Poklek të Drenasit, më 17.04.1999, ushtria serbe vrau, masakroi dhe dogji 53 civilë shqiptarë të paarmatosur, mes tyre, pleq, gra e fëmijë, madje edhe të sapolindur.

Ky objekt që u la në gjak, tashmë është Shtëpi Muze, e Fadil Muqolli, familjar i viktimave sot priti në vizitë ambasadorin gjerman dhe vizitorë të tjerë.

“Vizita e tyre shërben si një dëshmi për rëndësinë e vazhdueshme të ruajtjes së të kaluarës sonë të trishtë” – tha Muqolli në një postim në Facebook.

Ai shtoi se për ambasadorin Rohde ishte hera e parë që viziton Poklekun, e se ai shprehu hapur trishtimin e tij lidhur me atë çfarë kishte ndodhur në Poklek me 17 prill 1999.

Tutje Muqolli shtoi se në anën tjetër, ata si familjar, të detyruar ta pranojnë këtë fakt, shprehën trishtimin dhe dëshpërimin e tyre për mos ndjekjen e kryerësve të këtij krimi nga organet përkatëse.