Jorn Rohde - Foto: Fatrion Ibrahimi/Kallxo.com

Ambasadori Rohde: 25 vite më parë bëmë atë që ishte e nevojshme për të ndalur gjakderdhjen

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka përkujtuar ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, duke thënë se 25 vite më parë Alenca e bëri atë që ishte e nevojshme në Kosovë, parandalimin e gjakderdhjes dhe mizoritë e regjimit të Millosheviqit.

Përmes një postimi në rrjetin social “X” ish Twitter, Rohde ka thënë se ishte përgjegjësi morale dhe se Gjermania i qëndron pas atij vendimi.

“Përvjetori i ndërhyrjes së NATO-s 25 vjet më parë nuk është shkak për festë. Ne bëmë atë që ishte e nevojshme për të parandaluar gjakderdhjet dhe mizoritë e mëtejshme nga regjimi i Millosheviqit në Kosovë pasi diplomacia dështoi. Ishte përgjegjësia jonë morale dhe ne i qëndrojmë atij vendimi” – ka shkruar ambasadori.

 

Sot janë bërë 25 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, përgjatë luftës në Kosovë.

Sulmet kanë zgjatur plot 78 ditë ditë dhe janë ndërprerë me 10 qershor 1999, kur edhe është miratuar Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Dy ditë më vonë ka filluar dislokimi i rreth 50 mijë ushtarëve nga 36 vende të botës, 30 mijë prej të cilëve ishin nga shtetet anëtarë të NATO-s.

25 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s në Serbi