Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Aktakuzë ndaj një personi për përgatitjen e veprave penale terroriste ndaj komunitetit LGBT

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur përmes një komunikate se është ngritur aktakuzë ndaj një personi për përgatitjen e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të prokurorisë personi me inicialet B.V. po akuzohet se përmes materialeve të rrezikshme dhe vdekjeprurëse, më saktësisht Nitrate De Calcium, ka përgatitur sulm terrorist në sheshin e Prishtinës ndaj pjesëtarëve të komunitetit LBGT.

Sipas kësaj komunikate, i njëjti është arrestuar nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Merdare me datë 21 shkurt të këtij viti.

“Prokuroria Speciale njofton se ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri B.V. ka bërë përgatitje të sulmeve terroriste në Kosovë, me materie të rrezikshme, dhe vdekjeprurëse për jetën e njerëzve në kombinim me, NITRATE DE CALCIUM, në sheshin e Prishtinës ndaj pjesëtareve të komunitetit LGBTI dhe në pikën kufitare Merdarë, i njëjti me datë 21.02.2023, arrestohet nga Policia e Kosovës.” Thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale.