Bërnjak, arrestohet një i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile në rajonin e Gjakovës

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar se është ndaluar për 48 orë një i dyshuar, me inicialet J. S., në pikën kufitare të Kosovës me Serbinë, Bërnjak.

Sipas njoftimit të Policisë, J. S. dyshohet se gjatë viteve 1998 – 1999, në komunën e Gjakovës, ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.

Ndaj tij, siç njofton Policia, prokurori do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

“Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i  njëjti (J.Š.) është ndaluar për 48 orë, dhe brenda afateve kohore ligjore ndaj të njëjtit kjo prokurori do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”” – thuhet në njoftimin e Policisë.