Aparate të lojërave të fatit | Foto: KALLXO.com

Aksion i policisë ndaj lojërave të fatit në Kamenicë, 4 të arrestuar

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar një aksion në Kamenicë, në lokacione të ndryshme ku po dyshohej se ishin duke u zhvilluar lojëra të fatit.

Sipas policisë gjatë këtij aksioni janë gjetur dhe sekuestruar një llaptop, dhjetë shtëpiza kompjuteri, pesë telefona, tetë TV monitorë, 1,200 euro para të gatshme, pesë tiketa të lojërave të ndryshme dhe disa tiketa tjera.

Në lidhje me këtë rast që kandodhur rreth orës 18:40, janë arrestuar katër persona të dyshuar që me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.