Aksident në rrugën Pejë – Prishtinë, pesë të lënduar - FOTO

Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Pejë – Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka njoftuar se të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.

“Rreth orës 06:50, në magjistralen Pejë – Prishtinë, në fshatin Kliçinë ka ndodhur një aksident trafiku. Policia ka dal në vendin e ngjarjes. Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura. Pesë persona kanë pësu lëndime dhe kanë marrë tretman mjekësor në emergjencën e Spitalit në Pejë. Pas tretmanit të gjithë janë liruar, pa lëndime serioze”- ka thënë Gashi për KALLXO.com.

Ai ka shtuar se hetimin e vendit të ngjarjes e kanë kryer njësitë kompetente të trafikut rajonal.

Në adresë të KALLXO.com një qytetarë ka dërguar foto nga vendi i ngjarjes.