Graçanica (Ilustrim)

Aksident në Graçanicë, lëndohet një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është lënduar në një aksident trafiku në Graçanicë.

“Një mashkull K/Serb ka pësuar lëndime trupore, pasi vetura që po e drejtonte është ndeshur me një veturë tjeter që drejtohej nga i dyshuari K/Shqiptar. I lënduari pas trajtimit mjekësor është liruar”, thuhet në raportin 24 orësh të forcave të rendit.