Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Gjenden dy mjete të dyshimta në Prishtinë

Dy mjete të dyshimta janë gjetur në Prishtinë të dielën më 14.04.2024.

Rastin e raportoi në Polici një qytetar.

Policia thekson se njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë Njësia për deminim e FSK-së.

Mjetet e dyshimta, sipas policisë, të llojit ‘mortaja kineze 82mm’ janë larguar nga FSK-ja pa ndonjë incident”.