Ilustrim

Sekuestrohen armë pa leje në Mitrovicë të Veriut

Dy raste të armëmbajtjes pa leje janë raportuar në 24 orët e fundit në Mitrovicë të Veriut.

Në rrugën ‘Luja Braja’ të Mitrovicës Veriore më 14.02.2024 rreth orës 16:33, policia ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, në të cilën janë sekuestruar armë e fishekë.

“Me urdhër verbal të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar, në të cilën janë gjetur dhe sekuestruar 19 fishekë të armës së gjuetisë, 3 thika, një dylbi, veshje të ndryshme dhe emblema me përmbajtje nacionaliste, dy llop-topa, një jelek taktik. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti në hetime”- thuhet në raportin e Policisë.

Rasti tjetër ka ndodhur në rrugën, ‘Knjaz Milos’, po ashtu më 14.02.2024 rreth orës 16:20.

“Me urdhër verbal të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar, në të cilën janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë ajrore, një shurdhues i armës, një radio lidhje, 6 telefona celularë, një gaz-maskë, një llop-top. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”- thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.