Gruaja raporton në Polici se u rrah dhe u dhunua seksualisht nën kërcënimin e armës nga ish-burri i saj

Një grua ka raportuar në polici se ish-bashkëshorti i saj nën kërcënimin e armës e ka rrahur dhe e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me të.

Rasti i dhunimit është regjistruar në Vushtrri më 12.02.2024.

Sipas policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Po ashtu, në raportin e policisë thuhet se i dyshuari është arrestuar.

“Dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” – thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës të datës 15.02.2024.