A e pastroni telefonin tuaj? Nëse po, evitoni këto metoda me çdo kusht  

Foto: Cnet 

Pastrimi i tabletit ose smartphone tuaj me mjete të gabuara mund të shkaktojë dëme të përhershme. Zgjasni jetën e tij të shërbimit duke anashkaluar këto metoda në dukje praktike të pastrimit.

Nëse përdorni një nga këta pastrues si më poshtë për telefonin tuaj të mençur, ju sugjerojmë të ndaloni sepse me siguri do të bëni më shumë dëm sesa dobi prej tij.

Dezinfektues duarsh

Meqenëse disa dezinfektues kanë përbërës të tillë si aromë dhe alkool etilik, është mirë që të mbani dezinfektuesit e duarve larg ekranit të telefonit. Nëse, megjithatë, keni prekur diçka para se të vini në shtëpi, dezinfektoni duart para se të prekni ekranin për të parandaluar përhapjen e viruseve dhe baktereve. Për rezultate më të mira, përdorni dezinfektues të prodhuar, në vend që të përgatitni tuajën në shtëpi.

Pastrues dritaresh

Ju i pastroni pasqyrat dhe dritaret tuaja me pastrues xhami dhe ato janë të pastra – atëherë pse kjo metodë nuk do të funksiononte edhe në ekranin e një telefoni të mençur? Sepse shumë telefona të rinj, përfshirë ata nga Apple, kanë një shtresë mbrojtëse që largon ujin dhe vajin dhe që mund të konsumohen me kalimin e kohës.

Foto: Cnet

Duke përdorur agjentë agresivë, kjo shtresë mund të fshihet dhe ta bëjë telefonin shumë më të cenueshëm ndaj gërvishtjeve. Nëse i pyesni ekspertët, do të dëgjoni se të gjithë agjentët e pastrimit që kanë një përbërës gërryes mund të gërvishtin ekranin e pajisjes tuaj.

Pastrues kuzhine

Karakteristikat rezistente ndaj gërvishtjeve mund të mos fshihen me pastrues të sipërfaqes, por problemi është për shkak të masës së vajit. Apple gjithashtu paralajmëron se gërryesit mund ta dëmtojnë shtresën mbrojtëse të telefonit.

Peshqir letre

Edhe pse thithin lëngje në mënyrë perfekte dhe i pastrojnë tavolinat, peshqirët e letrës nuk janë të mirë për ekranet. Letra mund të copëtohet dhe të krijojë më shumë mbeturina në ekran ose në disa raste – të gërvisht ekranin. Nëse tashmë jeni duke pastruar ekranin, bëjeni këtë me një leckë mikrofibre.

Alkooli

Meqenëse telefonat e rinj kanë një shtresë mbrojtëse, alkooli mund ta heqë atë me kalimin e kohës duke e bërë telefonin më të prirur ndaj gërvishtjeve. Apple, për shembull, i lut përdoruesit të mos përdorin alkool kur pastrojnë pajisjet.

Pastrues grimi

Disa nga këto produkte përmbajnë kimikate që mund të dëmtojnë ekranin elektronik. Në vend të kësaj, merrni një copë leckë të butë dhe zhyteni në ujë dhe pastroni smartphone -in tuaj, paralajmëron Cnet.

Ajër i kompresuar 

Telefoni juaj i mençur është një pajisje mjaft e ndjeshme, që do të thotë se fryrja e një sasie të madhe të ajrit në hyrje mund të shkaktojë dëme – veçanërisht mikrofonin. Prandaj, Apple sugjeron që ju të mos përdorni ajër të kompresuar për të pastruar pajisjet e tyre.

Detergjent për larjen e enëve dhe sapun për duar

Edhe pse sapunët e duarve dhe (disa) sapun për enët janë të butë, ato janë të dobishme vetëm nëse i holloni me ujë para pastrimit. Shumica e prodhuesve të telefonave inteligjentë sugjerojnë mbajtjen e ujit sa më larg telefonit tuaj, kështu që mund të jetë më mirë të qëndroni në një leckë të lagur.

Uthull

Ide e keqe. Uthulla do të heqë mbrojtësin e ekranit shumë shpejt. Nëse tashmë e bëni këtë, duhet të përdorni uthull të holluar, për pjesët e pa veshura të telefonit – raporti i ujit me uthull duhet të jetë 1/1.

Përktheu: Nuhi Shala