Kompania “Pastrimi” rifillon largimin e mbeturinave

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se ekipet e saj kanë dalë në terren për të vazhduar me grumbullimin dhe largimin e mbeturinave.

Në njoftim thuhet se kryerja e shërbimit do të vazhdojë sipas planit dhe orarit të rregullt opetativ.

Punëtorët e kompanisë “Pastrimi” kanë hyrë në grevë që nga e hëna, pasi kërkesa e tyre për rritje të pagës për 70 euro nuk u pranua nga bordi i kompanisë.

Në disa pjesë të qytetit të Prishtinës sot janë hasur pamje të kontejnerëve të stërmbushur me mbeturina.

KALLXO.com ka raportuar sot vazhdimisht për situatën me mbeturinat.