Aksion i Doganës në Gjakovë, konfiskohen telefona e orë dore në vlerë 10 mijë euro

Një aksion i Doganës së Kosovës dhe Prokurorisë në Gjakovë rezultoi me konfiskimin e disa pajisjeve elektronike, që përfshijnë telefon e orë dore.

Sipas njoftimit, vlera e mallit të konfiskuar, që dyshohet se është i kontrabanduar tejkalon shifrën e 10 mijë eurove.

“Ky operacion ka rezultuar në sekuestrimin e një sërë pajisjesh, duke përfshirë telefona, orë dore dhe pajisje të tjera përcjellëse, për të cilat palës i mungonte dokumentacioni dhe dyshohet se janë kontrabanduar. Vlera e mallit të sekuestruar shkon përtej shifrës së 10,000.00 Euro” – thuhet në njoftim.

“Ky operacion është realizuar në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta të Njësive Antikontrabandë dhe Prokurorisë Themelore për luftën kundër kontrabandës dhe aktiviteteve të paligjshme në fushën e importit dhe eksportit. Dogana e Kosovës dhe Prokuroria Themelore do të vazhdojnë të angazhohen në zbatimin e ligjit dhe luftën ndaj krimit ekonomik” – thuhet tutje në njoftim.

Ky është njoftimi i plotë: