“Drejtësi për Vesën” shfaqet për katër mbrëmje rresht në Gjilan

Duke filluar nga sot e deri më  8 tetor 2021 në Teatrin e Gjilanit do të jepet shfaqja teatrore “Drejtësi për Vesën”.

Shfaqja, çdo mbrëmje nisë në ora 19:00.

E krijuar nga Avni Shkodra, me regji të Shkëlzen Berishës, shfaqja është bashkëprodhim i organizatës jo-qeveritare “Varg e Vi” me Teatrin e Gjilanit.

“Drejtësi për Vesën”, është një kritikë ndaj mosveprimit dhe amnistimit të krimeve nga institucionet ligjzbatuese në vend.

“Shoqëria civile përmes një skicimi teatror kërkon drejtësi për Vesën, sportisten e vrarë nga pronari i një klubi ilegal të masazhit. Pronari ushtron ndikim në gjykata dhe prokurori, ku jo vetëm që nuk zbardhet më rasti, por përkundrazi, devijohet krejt rasti i Vesës”, thuhet në njoftimin e Teatrit të Gjilanit për shfaqjen.