array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Pretendimi dhe video e rreme për brohoritjet në “Air Albania”

Deklarata

Zbulohet pse ne ndeshjen Shqiperi Çeki ishte kaq i nervozuar Edi Rama! Shkaku ishte se tifozet brohorisnin Albin Kurti Albin Kurti…

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Rrenë

Video me përshkrimin “Zbulohet pse ne ndeshjen Shqiperi Çeki ishte kaq i nervozuar Edi Rama! Shkaku ishte se tifozet brohorisnin Albin Kurti Albin Kurti…”- është e rreme. Video në fjalë është e fabrikuar, pasi në stadionin Air Albania, në ndeshjen Shqipëri- Çeki, nuk kishte thirrje për kryeministrin, Albin Kurti. Për më tepër, personi që shihet derisa i përshëndet tifozët nuk është kryeministri Albin Kurti, por analisti i Super Sport Albania, Ervin Fakaj.

Artikulli

Më 14 tetor 2023, një person privat ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook një video në të cilën pretendon se është Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në stadiumin “Air Albania” në Tiranë në ndeshjen e futbollit mes Shqipërisë dhe Çekisë, në kuadër të kualifikimeve për kampionatin “Euro 2024”. 

Ky videomaterial është shpërndarë edhe nga profili i Tik Tok-ut md_foryou_albanian.

Në këtë videomaterial pretendohet se publiku në stadiumin ‘Air Albania’ ka brohoritur emrin e Albin Kurtit, derisa pretendohet se personi që shihet në video është vetë Kurti. Përpos kësaj postimi pretendon se ky  verpim e ka nervozuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Krypometri e ka verifikuar se personi në video nuk është Albin Kurti, mirëpo analisti i futbollit të Super Sport Albania, Ervin Fakaj.

“Kam parë atë video dhe duket qartë qe jam unë”- ka thënë Ervin Fakaj për Krypometër. Përveç tij, në atë video shihen edhe analistët e tjerë të futbollit të SuperSport Albania.

Mirëpo, më 17 tetor 2023, në emisionin “KUQEZI” (minuta 1:16) është përmendur kjo video dhe  është thënë se në këtë video është Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare, Ervin Fakaj që ka qenë spekatator në këtë ndeshje, e të cilin disa njerëz e kanë ngatërruar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Ervin përpara se të flasim për ndeshjen do të doja të të ngacmoja për diçka tjetër, për atë që ka ndodhur në sfidën e fundit me Republikën Çeke. Kur po këndonte Shkurte Fejza në ballkonin që ndodhet pas nesh, ti ke qenë duke kënduar këngët e këngëtares nga Kosova, dhe tifozët që qëndrojnë në krahun e qytetit, pra në anën e mjatë kanë gjiruar videon dhe kanë menduar se ti je Albin Kurti. Por në fakt Albini ka qenë në ballkonin ngjitur me ne”- i thotë moderatori Fakajt.

“Në Tik Tok ditën pas ndeshjes kanë qarkulluar vetëm videot e tua, të kishin ngatërruar me Albin Kurtin. Si ishte për ty të ishe Albin Kurti për disa orë?”- vijon moderatori.

“Ka katër ditë dhe akoma nuk më shkulet nga koka që s’ka qenë ai. Gjithsesi unë s’kam Tik-Tok, ma kanë dërguar (videon) miqtë e mi të cilët normalisht në momentin që shohin është e dallueshme kush është. S’ka lidhje fare me atë që pretendohet që të jetë, por gjithsesi ishte diçka për që qeshur, por ajo që më bënte përshtypje ishte se kuptohet kur e sheh kështu dhe në mënyrë ‘funny’ lexon dhe komentet edhe kishte me të thënë të drejtën mjaftueshëm njerëz që e dallonin kush ishte”- shpjegon Fakaj.

Ai ka përshkruar edhe momentin se çfarë po bënte kur ai shihet në atë video.

“Ishte momenti i këngës ‘Xhamadani vija-vija’ më duket diçka e tillë edhe isha duke e kënduar… edhe ai ishte momenti që është kapur faktikisht”- ka shtuar ai.

Krypometri ka kontaktuar me gazetarin Alban Hasan, që e ka përcjellë këtë ndeshje në Stadionin “Air Albania”.

Ai ka thënë se në dy ndeshjet e fundit të Shqipërisë kundër Çekisë dhe kundër Bullgarisë nuk ka pas thirrje të tifozëve për Albin Kurtin.

“Unë pyeta edhe dy kolegë, edhe as ata nuk kishin dëgjuar asgjë në lidhje me këto thirrje. Ka qenë vetëm polici i cili u vra, vetëm për atë ka thirrur stadiumi dy herë”- ka thënë Hasani.

Krypometri e ka gjetur edhe videon origjinale, në të cilën nuk dëgjohen brohoritje që thërrasin emrin e kryeministrit Kurti, por tifozët që e këndojnë këngën “Xhamadani vija-vija”.

Krypometri ka kontaktuar edhe asistentin Kryeministrit Kurti, Arianit Beqiri. Ai ka thënë se nuk ka dëgjuar thirrje të tifozëve për Albin Kurtin.

“Për besë edhe unë kam qenë aty, edhe unë e kam pa videon por nuk e kam dëgju, nuk jam i sigurt, ka pasur shumë zhurmë”- ka thënë Beqiri.

Më 12 tetor 2023, përmes një fotografie, Kurti kishte njoftuar se është ishte nisur për të shkuar në Tiranë bashkë me djalin e komandantit legjendar Adem Jashari, Lulzimin, për ta mbështetur kombëtaren shqiptare.

Në këtë ndeshje kishte qenë i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mirëpo  Rama dhe Kurti nuk ndodheshin pranë njëri-tjetrit në stadium.