Me djalin e Adem Jasharit, Albin Kurti rrugës për Shqipëri

Sonte në stadiumin “Air Albania” do të zhvillohet ndeshja mes Shqipërisë dhe Çekisë, e cila luhet në kuadër të kualifikimeve për kampionatin “Euro 2024” .

Këtë ndeshje nga stadiumi do ta ndjekë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Përmes një fotografie, Kurti ka treguar se është nisur bashkë me djalin e komandantit legjendar Adem Jashari, Lulzimin, për ta mbështetur kombëtaren shqiptare.

“Bashkë me Lulzim Jasharin rrugës për Tiranë në përkrahje të Shqipërisë. Forca djema. Evropiani po na pret”- ka shkruar kryeministri.

Sonte ndeshje do të ketë edhe kombëtarja e Kosovës, e cila do të jetë mysafire e Andorrës.