array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Lajmi për dyshimet për vjedhje të 11 mijë eurove është i vjetër

Deklarata

Punëtori ia merr shefit 11 mijë euro dhe ik…

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Artikulli me titull “Punëtori ia merr shefit 11 mijë euro dhe ik…” është i rremë, pasi një rast i tillë nuk ka ndodhur në vitin 2024. Policia e Kosovës, në fund të muajit janar të vitit 2024, nuk ka raportuar se ndonjë punëtor dyshohet të ketë vjedhur 11 mijë euro nga punëdhënësi i tij. Rasti në fjalë ka ndodhur më 12.05.2022.

Artikulli

Më 25.01.2024 faqja e Facebook-ut Analiza (arkiva), ka shpërndarë një lajm me tiutll “Punëtori ia merr shefit 11 mijë euro dhe s’kthehet më në punë”.

Në përshkrim të postimit është shkruar “Punëtori ia merr shefit 11 mijë euro dhe ik…”.

I njëjti link është shpërndarë edhe në disa faqe të tjera Facebook-u më 25.01.2024 si: Atdheu Lajm (arkiva), Lajmi Fundit (arkiva), ShkupiOnline (arkiva), kërcova.net (arkiva), Shqipëria (arkiva) dhe Shkupi (arkiva).

Në brendi të artikullit është cituar raporti i policisë, si burim i këtij informacioni. 

Krypometër ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës nëse një rast i tillë ka qenë pjesë e raporteve 24 orëshe të tyre.

“Referoju raporteve 24 orëshe për rastin të cilin ke kërkuar të dhëna”- thuhet në përgjigjet e Policisë së Kosovës për Krypometër.

Krypometër, ka analizuar raportet e Policisë që janë lëshuar më datën 24 dhe 25 janar 2024 për të parë nëse është raportuar për një ngjarje të tillë.

Në raportin e datës 24.01.2024 nuk është raportuar për asnjë incident të tillë që ka ndodhur në Lipjan. 

Raporti ditor i Policisë së Kosovës, 24.01.2024

As në raportin e datës 25.01.2024 nuk është raportuar për rastin për të cilin ka raportuar faqja Analiza (arkiva)

Krypometër, më pas përmes kërkimeve në internet, ka gjetur se një lajm i ngjashëm është raportuar, më 13.05.2022

Më pas, Krypometër është qasur në raportin 24 orësh të lëshuar nga Policia e Kosovë dhe ka gjetur se rasti kur “punëtori i ka marrë shefit të tij 11 mijë euro gjatë shpërndarjes së mallit dhe nuk është lajmëruar në punë” është raportuar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, para më shumë se një viti, më saktësisht më datë 12.05.2022 (arkiva).

“Rr. Sadik Shala, Lipjan 12.05.2022 – 10:45. Ankuesi mashkull kosovar menaxher i financave në një firmë private, ka raportuar se i dyshuari mashkull  kosovar (punëtor i firmës), gjatë shpërndarjes së mallit nga blerësit ka marrë një shumë parash prej 11.000 € dhe nuk është lajmëruar në punë”- thuhet në raportin policor të publikuar më 13.02.2022.

Sipas Policisë, në lidhje me rastin nuk raportohej se kishte të arrestuar.