Foto ilustruese: Pixabay

Lipjan, punëtori i një firme dyshohet se mori 11 mijë euro dhe nuk u kthye më në punë

Menaxheri i financave në një firmë private në Lipjan ka raportuar në Policinë e Kosovës një punëtor.

Sipas policisë, punëtori i firmës dyshohet se gjatë shpërndarjes së mallit nga blerësit ka marrë një shumë të parave prej 11 mijë euro dhe nuk është lajmëruar në punë.

Ngjarja ka ndodhur dje në rrugën “Sadik Shala”.

Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti është duke u hetuar, thuhet në njoftimin e PK-së.