array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=2"
  }
}

Ekzagjerimi i dëmeve të shkaktuara nga hapja e një grope pas tërmetit në Turqi

Deklarata

Hapet gropa gjigante pas tërmetit në Turqi, “gëlltiti” gjithçka përreth, përveç….

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Pjesërisht e vërtetë

Titulli i artikullit “Hapet gropa gjigante pas tërmetit në Turqi, “gëlltiti” gjithçka përreth, përveç….” nuk paraqet në mënyrë të saktë pasojat e hapjes së një grope. Në titull është thënë se gropa është gjigante, pa treguar se sa është e madhe ajo gropë. Poashtu është konstatuar se e njëjta ka “gëlltitur” gjithcka përrreth, por në faktë asnjë objekt nuk është dëmtuar. Të dëmtuar kanë mbetur vetëm një rrugë në afërsi të parkut.

Artikulli

Më 16 shkurt 2023, faqja e internetit “mesazhi.medialajme.info” ka publikuar artikullin me titull “Hapet gropa gjigante pas tërmetit në Turqi, “gëlltiti” gjithçka përreth, përveç….”.

I njëjti artikull është shprëndarë në disa faqe të facebook-ut siPortali Shqiptari”,Lajme Ditore”,Gatuaj Shendetshem”,24- ore”,Press24” dheDiscover Albania”.

Sipas mediumit turk SonDakika, pas dy tërmeteve të mëdha në Kahramanmarash, një gropë gjigante me gjerësi 30 metra dhe thellësi 8 metra ka ndodhur në një park në Gaziantep.

Qytetarët që jetojnë në afërsi ishin shprehur: “Ne dëgjuam një zhurmë të madhe kur zbritëm për shkak të tërmetit. Pamë se shtylla, pema, çfarëdo që ishte, u shemb. Ky ishte një park, ky park ishte fundi i rrugës, rruga po mbaronte këtu”.

Kahramanmarash është një nga qytetet më të prekura nga dy tërmetet e mëdha 7.7 dhe 7.6 ballë, që ndodhën në qendër të qytetit dhe prekën 10 provinca.