Shkarkohet kryesuesi i Kuvendit të Prishtinës, Fehmi Kupina

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka shkarkuar kryesuesin e saj, Fehmi Kupina. Me 27 vota për dhe 1 kundër u miratua propozimi për shkarkim të Fehmi Kupinës.

Ky propozim për t’u futur në rend të ditës erdhi nga vetë Lidhja Demokratike e Kosovës, pas rreth 20 ditëve që Fehmi Kupina dha dorëheqje nga kjo parti.

Votimi për shkarkimin e tij u zhvillua i fshehtë, duke u thirrur në Ligjin për vetëqeverisje lokale.

Në votim morën pjesë partitë e pozitës PDK, LDK dhe partia opozitare Nisma, derisa LVV, AKR, dhe AAK nuk kanë qenë prezent në seancë. Këto parti opozitare paraprakisht kishin lëshuar sallën në shenjë revolte ndaj kryetarit Përparim Rama lidhur me mospublikimin e vendimeve të shkarkimit/emërimit të aksionarëve në ndërmarrje publike lokale.

Më 8 qershor në një seance të jashtëzakonshme, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Fehmi Kupina dha dorëheqje nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke vazhduar mandatin si i pavarur.

Derisa, ishte i pranishëm edhe gjatë votimit të shkarkimit të aksionarëve të ndërmarrjeve publike të thirrur seancën nga opozita, ku LDK-ja dhe PDK-ja nuk morën pjesë.

Jep dorëheqje nga LDK kryesuesi i Kuvendit të Prishtinës, Fehmi Kupina