Sa është i ngjashëm skenari i Banjskës me atë që i kishte ndodhur Ukrainës në Donbas?
Shefi i Komisionit Parlamentar në Ukrainë, Oleksandar Merezhrkon ka krahasuar sulmin e Banjskës me at të Dorbasit të Ukrainës.
Ai në emisionin “Kallxo Përnime”, ka thënë se për sulmin terrorist në Banjskë duhet të ketë një hetim të ndërkombëtar dhe nëse vërtetohet që Serbia ka gisht, Perëndimi duhet reagojnë.
“Për mua tingëllon shumë e ngjashme me atë që ndodhi këtu kur Rusia e pushtoi pjesën lindore të Ukrainës (Donbas), dhe duket e ngjashme. Mendoj se para së gjithash duhet të kemi një hetim objektiv të huaj dhe nëse vërtetohet, nëse vërtetohet, atëherë duhet të ketë reagim shumë të fortë ndaj atyre që janë organizatorët dhe autorët e këtij provokimi. Nëse hetimi do të zbulojë se Serbia është e përfshirë, atëherë duhet të ketë një reagim të fortë nga ana e Bashkimit Evropian, SHBA-së dhe vendeve të tjera” – tha ai në një intervistë për “KallxoPernime”.
Ai shtoi se Kosova është duke u ngacmuar nga Serbia jo anasjelltas.
“Për mua tingëllon e çuditshme, sigurisht. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme të kuptohet situata e Kosovës. Kosova po ngacmohet. Kosova nuk është ajo e cila e ngacmon Serbinë, për shembull, apo shtetet e tjera, apo vendet e tjera fqinje. Mendoj se duhet të merret parasysh kur përpiqemi të zgjidhim këtë çështje” – tha Merezhrkon.