Aleksandar Arsenijeviq - Foto: KALLXO.com

Kush është personi që votoi 71 herë në zgjedhjet e vitit 2017 në veri?

Në emisionin “Kallxo Përnime” po diskutohet edhe për sigurinë në zgjedhje që planifikohen të mbahen në fund të prillit në katër komunat në veri të Kosovës.

Aleksandar Arsenijeviq nga Iniciativa “Mbijetesa Serbe” ka thënë se Mitrovica në të kaluarën ka pasur legjenda të sportit, basketbollit, muzikës, xhazit, artistë, profesorë, ndërkaq legjendat e sotme, sipas tij, janë si puna e  D.T., i cili ka votuar 71 herë brenda një dite në zgjedhjet e vitit 2017.

“Ky është një legjendë e sotme, person i respektuar, i ka 3 vende pune, i ka të gjitha. Çuni në fjalë i ka merituar këto të mira, meqë ka qenë në gjendje të votojë 71 herë brenda ditës, nga një klasë në tjetrën. Madje, legjenda e tij thotë se ai nuk del fare nga vendvotimi, ai vetëm sillet andej dhe voton, i shmanget rrezikut duke ndërruar xhaketën, e kështu me radhë. Ky është realitet, ne e kemi parë këtë” – ka thënë Arsenijeviq.

Ai ka shtuar se këtë rast e ka paraqitur edhe në Polici, pastaj në PZAP.