Një Muaj Paraburgim Për Princ Corleonen

Në një komunikatë për shtyp të kësaj gjykate, thuhet se i pandehuri Corleone, shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se ka kryer veprën penale, shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, nga neni 365 paragrafi 3 lidhur me nenin 28 paragrafi 1, e nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374, paragrafi 1 të KPRK-së.

Sipas kësaj komunikate, paraburgimi kundër të pandehurit llogaritet prej 23 prillit 2014 dhe do të zgjasë deri më 23 maj 2014. 

Sipas Sherif Sherifit, avokatit të të pandehurit, denoncimi ndaj Corleones është bërë nga një person që i pandehuri nuk e njeh dhe se ky është një inskenim sa për ta zbehur imazhin e biznesit familjar, sepse siç ka thënë Sherifi për xlpress.tv Corleone është i pafajshëm.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij aktvendimi.