Shkelën ‘orën policore’ arrestohen tre persona në Shkup, qytetarët protestojnë në rrugë

Tre persona janë arrestuar nga ana e policisë në lagjen ‘Hasanbeg’ në Shkup.

KALLXO.com mëson se tre personat kishin thyer orën policore e cila është vendosur për shkak të parandalimit të përhapjes së coronavirus në Maqedoninë e Veriut.

Gjithashtu KALLXO.com ka siguruar edhe një video-incizim nga vendi i ngjarjes ku shihen se banorët e kësaj lagje në shenjë proteste kanë dalë në rrugë, për shkak që siç thonë dhunës së ushtruar nga zyrtarët policor ndaj tre personave.

Deri më tani Policia në Maqedoni nuk ka dalë me ndonjë njoftim për ngajrjen.