Ilustrim

Tentim vrasje për një zënkë, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet për një rast të tentim vrasjes në Ferizaj.

57-vjeçari me inicialet F.G., dyshohet se mbrëmë rreth orës 22:40 kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas Policisë, i dyshuari ishte larguar me një veturë në drejtim të panjohur.

Ndërsa, sot, rreth orës 15:00 i njëjti është vetëdorëzuar dhe është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve.

“Ai ka dorëzuar edhe armën e zjarrit me katër fishekë, me të cilën dyshohet se ka qëlluar në drejtim të personit tjetër”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje thuhet nga hetimet e para është mësuar se ngjarja ka ndodhur pas një zënke.

“Viktima ishte dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe ishte jashtë rrezikut për jetën”- thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari pasi është intervistuar nga hetuesit rajonal, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘” Vrasje në tentativë’’.

Vrasje në tentativë në Ferizaj