Çka parasheh programi i qeverisë për t'i lehtësuar qytetarëve marrjen e shërbimeve administrative në institucione

Qeveria e Kosovës, dy vite më parë ka miratuar programin i cili do të mundësoj që të zvogëloj barren administrative në institucione qendrore e lokale duke mundësuar kështu thjeshtësimin e marrjes së shërbimeve administrative për qytetarët e Kosovës. 

Programi i miratuar dy vite më parë pra, në vitin 2022 parasheh detyra e përgjegjësi si dhe plani i veprimit do të zgjasë deri në vitin 2027. 

Për pesë vite, Qeveria e Kosovës ka planifikuar procese të ndryshme të cilat pretendojnë dixhitalizimin e shërbimeve administrative dhe lehtësimin e marrjes së shërbimeve nga ana e qytetarëve të Kosovës. 

Në emisionin Kallxo Pernime, Koordinatori i Programit për Parandalimin dhe Zovgëlimin e Barrës Administrative, Kushtrim Canolli tha se programi parasheh që të largohen pritjet, vonesat, e pakënaqësite e qytetarëve për marrjen e shërbimeve që atyre u takon.

Ai madje kompentoi edhe çështjen e burokracive që ekzistojnë nëpër institucione për të marrë dokumentet që kanë nevojë qytetarët. 

Një nga pakënaqësitë që dëgjohet shumë herë nga ana e qytetarëve është edhe bartja e tyre nga një institucion në tjetrin për të marrë një dokument të tyre, qoftë certifikatë, qoftë dokument shpronësimi apo diçka tjetër. 

Canolli tha se burokracitë e gjata janë si pasojë e elementeve të ndryshme duke nisur edhe nga vjetërsimi i legjislacionit. 

“Burokracitë e gjata vijnë sipas disa elementeve, vjetrimi i legjislacionit, mungesa e dixhitalizimi të mjaftueshëm, kultura administrative që është krijuar ndërvite te ne, pra praktikën që është krijuar te zyrtarët publik për veprime të caktuara, kultura e përgjithshme e popullatës por edhe vet administratës publike se si duhet të ofrohet një shërbim, në cfarë forme, cilat janë trendet e ofrimit të shërbimeve, nga ana e popullatës është mos njohja e legjislacionit”- thotë Canolli. 

Ai thotë tutje edhe se ka raste të veçanta dhe emergjente kur procedurat përshpejtohen por kryesisht për të gjithë procedurat janë njësoj. 

“çka duhet me u kuptu në aspektin edhe nga ana e qytetarit edhe nga ana e administratës është se procedurat janë të ftohta për rastet, varësisht a është rasti i rëndë në opinion apo i lehtë, mund të ketë përjashtime sic është edhe rasti i vërshimeve, apoi edhe raste të tjera ku ka emergjenca por procedura në përgjithësi është e ftoftë sepse gjykon njejtë për secilin vec e vec. Ne në qeveri jemi duke punuar në këtë drejtim, kemi disa prioritete. Prioritet e programit janë shërbimet që përfundojnë me akt juridik”- thotë tutje ai. 

Në anën tjetër Drejtori për Teknologji Invormative në Administratën Tatimore të Kosovës, Rifat Hyseni flet për procedurat që zjellin probleme në shërbime të shpejta administrative për qytetarët. 

“Si procedura si procese kanë të bëjnë shumë faktorë, faktorët njeri, legjislacioni, procedurat, praktika të cilat nuk janë ndoshta të gjitha në nivelion e duhur por ne jemi për të lehtësoruar dhe përmirësuar këto procedura. A ka vend për përmirësim, sigurisht që po”- thotë Hyseni. 

Ai thotë se janë zotuar që të zvogëlojnë barrën administrative te qytetarët duke dixhitalizuar shërbimet. 

“Ne jemi zotuar se do të bëjmë më të mirën e mundshme për të zvogëluar këtë barrë te qytetarët dhe bizneset duke i dixhitalizuar ato për t’i bërë më të lehta, më të shpejta, më të sakta dhe më të lira. Dhe ky është fokusi edhe i qeverisë”- shton ai. 

Hyseni flet tutje edhe se qytetarët kanë të drejtë dhe institucionet duhet të bëjnë maksimumin për tu ofruar shërbimet qytetarëve. 

Ai foli edhe se si po funksionon dixhitalizimi i shërbimeve në Administratën Tatimore të Kosovës. 

“Sa i përkët dixhitalizimit, ATK ka filluar me dixhitalizim të shërbimeve që nga viti 2012. Falë asaj që edhe kërkesat dhe nevojat kanë qenë të atilla që kërkohet lehtësimi i dhënies së shërbimeve. Ka kohë që janë dixhitalizuar edhe shërbimet që kërkojnë ndërveprim me regjistrat elektronik të institucioneve të tjera”- shtoi Hyseni. 

Naser Shamolli nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) foli edhe për burokracitë që ekzistojnë në nivelin lokal e që e përjetojnë qytetarët. 

“Ky është treguesi më i mirë se në cfarë gjendje jemi si shtet dhe si individ. Këtu bijnë poshtë ato fjalori teknik i joni ose gjyha strikë që bash hic nuk duhet me i interesu një qytetari të thjeshtë. Ne me ligje dhe me kushtetutë kemi disa parime të mira një nga to është edhe parimi i pritshmërisë së ligjshme që e kanë qytetarët”- thotë Shamolli. 

Ai thotë se institucionet duhet të punojnë në interesimin e qytetarëve. 

Canolli në anën tjetër tregon se çka do të thotë zvogëlimi i barrës administrative në bazë të programit që do të zgjas përgjate pesë viteve. 

“është largimi i kërkesave të panevojshme në shërbimet që qytetarët marrin nga shërbimet publike. Kërkesat që i kërkon administrata nga ata, nuk ka pra nevojë që të sillen qytetarët por të sillen të dhënat”- tregon Canolli. 

Ai shton se një qytetar me këtë program mund të marrë shërbime në cilindo vend që shkon dhe të arrij të gjej të dhanunat e tij apo të kërkoj shërbime administrative. 

“Për me kriju qëndrueshmëri kemi emëru si zyrtar përgjegjës për ballë administrative ndërsa në komuna me vendime të komunave kemi caktu nga një përgjegjës që kontakton me ne që të planifikojmë dhe dizajnojmë masat që kryetarët e komunave duhet me i ndërmarrë”- shton ai. 

Shkelqim Jakupi,ish drejtor ligjor në Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal tashmë avokat thotë se dixhitalizimi ka ulur të hyrat e komunave.

“Duhet me pas parasysh qeveria, çështjen e koordinimit dhe sinkronizimit të politikave të reja që do të hynë në fuqi sa i përket zvogëlimit të barrës administrative që eështë politikë e domosdoshëm dhe përfituese për qytetarët dhe institucioneve, por ekzistimi i E-Kosova dhe E-Komunat e kanë lehtësu qasjen në dokumente të qytetarëve por i kanë ulur për mijëra euro të hyrat vetanake të komunave”- thotë ai. 

Tutje ai shtoi se gjithashtu duhet të shikohet edhe cështja e ofrimit të tarifave në mënyrë të barabartë. 

“Për ne është shumë me rëndësi puna e pagesës së shërbimeve te qytetarët, e shohin komunat, sa i përkët rregullores për tarifa taksa që kanë te qytetarët nuk është e unifikuar, përshembull një komunë ndrrimin e emrit personal e ka 5 euro, një komunë tjetër 50 euro, pra qytetarët janë të njëjtë dhe nuk mund të jetë një diskrepancë kaq e madhe”- thotë ai. 

Tutje Koordinatori i Programit për Parandalimin dhe Zvogëlimin e barrës Administrative, tregoi edhe se cilat shërbime aktualisht janë thjeshtësuar në institucione. 

“Ne tashmë kemi nisur mbi 100 shërbime të administratës qendrore me i thjeshtësu me i largu hapat e panevojshëm ndërsa në dixhitalizim, ka filluar dixhializimi i plotë i më shumë se 20 shërbimeve ku përfshihen profesionet e lira të Ministrisë së Drejtësisë, shërbimet gjeodezike, shërbimet për autoshkolla, shërbime për grante dhe subvencione në Ministri të Kulturës, po ashtu edhe njohjen e diplomave që është kërku nga vetë studentët”- tha në fund Canolli. 

Në dokumentin e publikuar nga Qeveria e Kosovës për Programin për Parandalimin dhe Zvogëlimin e barrës Administrative, thuhet se synimi i tij është përmirësimi i ofrimit të shërbimeve për qytetarët dhe bizneset, nëpërmjet zhvillimit, zbatimit dhe rishikimit efektiv të politikave publike. 

“Një nga temat kryesore që ndërlidhet me kontaktin ndërmjet administratës, qytetarëve dhe bizneseve, është barra administrative e panevojshme, e cila shkakton shpenzime të panevojshme, merr kohë, shkakton irritim dhe motivon korrupsionin”- thuhet në dokumentin e publikuar nga Zyra e Kryeministrit. 

Sipas tij, disa prej efekteve që shkakton barra administrative janë mjedisi jo i mirë i të bërit biznes, shkalla më e ulët e regjistrimit dhe formalizimit të biznesit, niveli i ulët i cilësisë së shërbimeve të ofruara nga administrata publike, shpenzimet më të mëdha nga ndryshimet e shpeshta të legjislacionit, etj.