Bubullima e së cilës ca çaste me pas
10.9.2014 - 16:20
Na ndodhin gjëra në jetë që na
E nxjerrin lotin me thikë,
Dhe disa gjëra të tjera që në vend të lotit
E shkrepin nga syri një vetëtimë,
Bubullima e së cilës ca çaste më pas
Të mbyt me zërin e një humbje të madhe.
Të nesërmen, sikur pas një nate me shi,
Mund të dalësh në oborr,
Dhe t’ua ndjesh erën rrobave të jetës
Duke u terë në diell.