Ilustrim, Foto: Petrit Palushi

Nesër në Drenas mbahet festivali i poezisë ‘Guri i Plakës’  

Nesër në Drenas do të mbahet edicioni i gjashtë i festivalit të poezisë “Guri i Plakës”, organizuar nga Art Club “Rifat Kukaj”.

Festivali nis në ora 11:00 në restorantin “Guri i Plakës” në Drenas.  

Sipas organizatorëve, në këtë festival do të marrin pjesë poetë nga të gjitha trojet shqiptare.  

E veçanta e këtij manifestimi është se u dedikohet krijuesve të mërgatës sonë.   

Festivali ka karakter garues dhe do të ndahen tri çmime për poezitë më të mira dhe çmimi për krijuesin nga diaspora për vepër jetësore dhe kontribut në kulturë dhe artë.  

Gjatë këtij manifestimi do të prezantohet edhe ekspozita e etnografike e Emine Hotit dhe pika muzikore nga SHKA “Shotë Galica”.