
Fahredin Shehu. Foto: Facebook.
Poeti kosovar shpallet fitues i festivalit të poezisë në Kinë
24.1.2022 - 11:19
Poeti nga Kosova, Fahredin Shehu është shpallur fitues i edicionit të 8-të të Festivalit “Pranvera e poezisë kineze 2022”.
Lajmi është konfirmuar për KALLXO.com nga poeti Shehu, ndërsa fituesit janë prezantuar dhe ne ueb-faqen e Festivalit.
Pjesë e edicionit të 8-të të Festivalit të “Pranverës së poezisë kineze”, që u mbajt në Pekin, ishin poetë nga vende të ndryshme të botës.
Në kuadër të këtij festivali jepen një sërë çmimesh që mbulojnë fushat e poezisë, prozës poetike, asaj antike, përkthime, etj.
Sipas njoftimit, fituesve, certifikatat e çmimeve do t`u jepen pas përfundimit të konferencës, më 25 janar 2022.