Foto: Artpolis

Përmes poezive ‘Artpolis’ shënon Ditën e Gruas

Qendra për Art dhe Komunitet, “Artpolis” organizon sot mbrëmjen e poezisë “Poezi për fuqi-çdo ditë është 8 mars”.

Kjo mbrëmje organizohet për ndër të Tetë Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Sipas njoftimit të “Artpolis” gjatë kësaj mbrëmje nën tingujt e muzikës do të lexohen poezi dedikuar grave.

Marrin pjesë:

Poetët: Arbër Selmani, Flutura Açka, Ilire Zajmi.

Aktivistet: Jehonë Jahaj, Zhaklin Lekatari.

 Artistetët – Melihate Qena, Blerta Gubetini, Donikë Ahmeti, Edlir Gashi, Ismail Kasumi, Kaltrinë  Zeneli, Mikel Markaj, Qëndresa Kajtazi , Zhaneta Xhemajli.

Në piano interpreton Alzan Gashi, kurse mbrëmja do të moderohet nga Zana Hoxha.